Të vështirë do e ketë shqiptari Pajtim Kasami me këngëtaren amerikane, Nicole Scherzinger. Kasami, futbollisti shqiptar, ka pak kohë që është lidhur me një nga femrat më seksi në botë. Tabloidet që e kanë vënë në shënjestër ciftin nuk iu ndahen këmba këmbës. Ja dhe fotot e fundit ku Nicole Scherzinger shfaqet e dehur deri në atë masë sa zhvishet dhe kërcën e shpenguar.
Thuhet se 23-vjeçari u detyrua ta merrte në krah këngëtaren 37-vjeçare, për ta dërguar në dhomën e hotelit. Këngëtarja e kishte tepruar me pijen gjatë festimeve të 37-vjetorit të lindjes. Aq shumë konsumoi alkol sa Nicole dhe një mikeshë e saj nisën të kërcejnë në rrugët e Mikonos në Greqi, duke treguar edhe mbathjet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb