Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka deklaruar se do të zgjerojë një projektligj që do t’i jepte policisë kompetenca edhe më të mëdha për të shtypur protestat publike “përçarëse”.

Qeveria britanike ka lëshuar ​​një deklaratë për shtyp ditën e sotme, teksa ka njoftuar një amendament në Projektligjin e Rendit Publik, të miratuar nga deputetët tetorin e kaluar, për të “zgjeruar përkufizimin ligjor të ‘përçarjes serioze'” dhe për të lejuar policinë të ndërhyjë paraprakisht në protesta përpara shpërthimit të “kaosit”.

Rishikime të tilla do të zgjeronin projektligjin ekzistues, i cili forcon shtrirjen e zbatimit të ligjit dhe e bën të paligjshëm që njerëzit të lidhen me zinxhirë me ndërtesa, dhe vetë bazohet në ligjin e diskutueshëm të Policisë, Krimit, Dënimeve dhe Gjykatave të miratuar vitin e kaluar.

Sunak e ka mbrojtur amendamentin duke pretenduar se e drejta për të protestuar nuk ishte “absolute”, ndërkohë që pranon se një e drejtë e tillë mbeti një “parim themelor i demokracisë sonë”.

“Ne nuk mund të kemi protesta të kryera nga një pakicë e vogël që prish jetën e publikut të zakonshëm. Nuk është e pranueshme dhe ne do ta çojmë deri në fund”, është shprehur Sunak ditën e djeshme.

Nga na tjetër, punonjësit e sektorit publik dhe aktivistët e klimës kanë protestuar propozimin dukre shprehur mosmiratimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb