Për vite të tëra, Koreja e Veriut ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të ndërtuar raketa me rreze të mjaftueshme, për të goditur armiqtë e saj të mundshëm, pa marrë parasysh sa larg.

Për një kohë të gjatë, ajo ka prodhuar një varg raketash për të goditur fqinjët e saj rajonalë, por ajo që dëshiron me të vërtet Veriu, është të zhvillojë disa të tjera që mund të godasin aq larg sa deri tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo shtrohet pyetja: Pse raketa dhe jo avionë?

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, raketat kanë disa avantazhe unike. E para është shpejtësia, e dyta është pamundësia për ta ndaluar një të tillë.

Raketat balistike fluturojnë në një hark parabolik drejt objektivave të tyre, duke shpërthyer lart e më pas duke hyrë përsëri në atmosferën e Tokës me shpejtësinë e zërit. Kjo i bën raketat vështirë për t’u përgjuar.

Ato mund të “godasin” shumë shpejt me saktësi të arsyeshme, deri në mbrojtjen e një armiku.

Raketave me rreze më të gjata do t’ju duheshin rreth 30 minuta për të arritur objektivin në gjysmën e botës, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Koreja e Veriut ka qenë shumë e mirë në riprodhimin e raketave të inxhinierisë sovjetike, duke ndërtuar raketa të suksesshme me rreze të mesme si “Nodong”, teknologji të cilën e eksportoi në mesin e viteve 90-ta.

Mirëpo, vështirësitë për Korenë e Veriut u shfaqën atëbotë, kur inxhinierët dhe projektuesit e tyre filluan të punojnë për modele me rreze të gjata.

Projektimi i tyre i paligjshëm që nga viti 2006, rezultoi pa ndonjë sukses, kur Kombet e Bashkuara i vunë sanksione Koresë së Veriut, dhe ia ndaluan transferimin e teknologjisë së raketave.

Kështu, dështimet e testimit filluan të rriten pasi inxhinierët e Veriut, e kishin gjithnjë e më të vështirë të inkuadrojnë dizajnin e tyre, me motorë dhe pjesët e blera në tregun e zi.

Taepo-Dong-2, një raketë me një shtrirje në parim prej 10,000 kilometrave, u mënjanua pas disa dështimesh të tilla.

Një variant, Unha-3, u përdor përfundimisht për të lansuar satelitët me një normë stabile.

Megjithë provave në sfilatat ushtarake në Korenë e Veriut, raketa Musudan, dështoi në secilin lëshim, ndërsa njëherë u hodh në erë menjëherë pas ngritjes.

Në mënyrë që të rritet madhësia e një rakete, projektuesit shpesh zgjasin trupin e një dizajni ekzistues, duke përdorur hapësirën shtesë për më shumë karburant.

Kjo “tund” ekuilibrin e raketës, duke e bërë atë jo-stabile gjatë futurimit. Raketa më pas fillon të rrotullohet jashtë kontrollit, duke u copëtuar dhe njëherësh duke u reflektuar e padobishme si armë.

Rezultatet ishin të pjesshme në shumicën e rasteve, kur inxhinierët përpiqeshin të zhvillonin një raketë stabile me rreze të gjata – dështimet ishin më të zakonshme sesa sukseset. Pastaj, në vitin 2017, ndryshoi gjithcka!

E43df7fa47124e0e974fe2790aae89d0 18
E43df7fa47124e0e974fe2790aae89d0 18

Në muajin maj të vitit 2017, pas tre dështimeve fillestare në muajin prill, u regjistrua prova e parë e suksesshme e raketës balistike të intervalit Hwasong-12 (IRBM).

Raketa më e madhe, me një fazë që do të ndërtohej nga Koreja e Veriut, ajo fluturoi për 787 kilometra lart, përpara se të binte poshtë në Detin e Japonisë.

Ndërsa kjo distancë ishte e shkurtër për të mos antagonizuar fqinjët e Veriut, rrezja e saj e mundshme, vlerësohej të ishte 4,500 kilometra, e mjaftueshme për të arritur në bazat ajrore dhe detare të SHBA-së në ishullin Paqësor të Guam.

Disa gjëra u bënë të qarta tashmë për vëzhguesit ushtarakë.

Kjo raketë kishte një motor të ri, të fuqishëm, korniza e ajrit ishte më e lehtë se në modelet e mëparshme.

Të gjitha këto cilësi do të ishin një mundësi e mirë për Veriun, për të shfrytëzuar një raketë balistike ndërkontinentale, eventuale (ICBM).

Një seri lëshimesh të suksesshme të kryera në gjysmën e dytë të vitit 2017, treguan qartë që Koreja e Veriut, më në fund kishte kapërcyer sfidat e mëparshme që kishin pllakosur programin.

Kështu të paktën mendoi Kim Jong-un, pasi inxhinierët e dizajnit u pagëzuan si heronj të kryeqytetit.

Edhe pse vargu i parashikuar i Hwasong-12 ra më pak se 5,500 kilometra, që përcakton gamën minimale të një ICBM (Raketa balistike interkontinentale), Koreja e Veriut tanimë kishte rezultuar me një fazë të suksesshme të ndërmjetme, në të cilën mund të bazohej dizajni për një raketë me rreze të gjatë.

Lidhur me këtë rast, Koreja e Veriut eci përpara dhe testoi me sukses Hwasong-14 më 4 korrik të vitit 2017, pasi amerikanët kremtuan festën e tyre kombëtare.

Një raketë me dy faza, vargu i saj i parashikuar ishte të paktën 6,700 kilometra, që do të thotë se mund të shënjestronte qytete në bregdetin perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke rënë me lehtësi në kategorinë e ICB.

Duke ecur tutje, Koreja e Veriut më 28 nëntor të vitit 2017, testoi me sukses modelin e Hwasong-15, një ICBM i vërtetë me rreze të gjata, i aftë të arrijë në shumicën, nëse jo të gjitha qytetet kryesore të SHBA-së.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Projekutesit në Korenë e Veriut gjithashtu arritën të testojnë një raketë të ngurtë me rreze të mesme, e quajtur Pukkuksong-2.

Dhe në fund të vitit 2017, u bë e qartë se Koreja e Veriut kishte bërë një hap përpara.

Për t’i kujtuar botës pse po ndërtoheshin këto raketa, në shtator të vitit 2017, Koreja e Veriut testoi pajisjen e saj bërthamore më të fuqishme ndonjëherë, me rreth 250 kilotonë. Kjo pasi sulmet bërthamore Hiroshima dhe Nagasaki ishin përkatësisht 16 kilotonë dhe 21 kilotonë.

Megjithatë, përkundër sfidave të shumta, është e qartë se Koreja e Veriut ka marrë një rrugë të gjatë në vetëm disa vjet për zhvillimin e një force bërthamore të mbijetueshme, fleksibile dhe të parashikueshme.

Sipas Al Jazeera, kjo do të ishte një pengesë e mirëfilltë për çdo veprim ushtarak kundër Veriut dhe një “çip” i fuqishëm për të gjitha negociatat në të ardhmen.

Tani ajo mund të lëshojë armë bërthamore në ICBM me rreze të gjata, nga zona të largëta në raketat e tij të ngurta, me rreze të mesme dhe gjithashtu potencialisht nga forca e saj embrionale e nëndetëseve të raketave balistike.

Megjithatë vendin e pret ende një rrugë e gjatë përpara se të zhvillojë një aftësi të vërtetë hakmarrëse.

Ajo ka testuar vetëm një herë ICBM-në e saj, megjithëse me sukses. Nëndetëset e saj kurrë nuk kanë testuar në mënyrë operative një raketë balistike.

Ekziston gjithashtu prova se Koreja e Veriut ka zotëruar madje prodhimin e një “krevati” bërthamor që do të ishte i vogël dhe i mjaftueshëm për t’u transportuar nga një raketë.

E vërteta qëndron se forca raketore e Koresë së Veriut është shumë e vogël në afërsisht prej 46 pajisjeve, në krahasim me SHBA-në, e cila ka të paktën 659 raketa shumë operative dhe të besueshme dhe strategjike bombarduese.

Sidoqoftë, shkruan Al Jazeera, pavarësisht sanksioneve, vendi ka arritur të zhvillojë dhe rafinojë me sukses planet e tij dhe është në rrugën e duhur për të pasur një gamë të zbatueshme të opsioneve për të ofruar një armë bërthamore në objektivin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb