Faqja zyrtare e “Big Brother Vip” në “Instagram” ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku zbulon personazhin tjetër që do jetë pjesë e programit.

Në videon në fjalë shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra. “Big Brother Vip” nuk e ka zbuluar emrin e konkurrentes, por ka pyetur ndjekësit: “A e gjeni dot personazhin në video?”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbulua personi i parë që do të jetë pjesë e reality show-t. Ajo është Sheila Haxhiraj, një këngëtare dhe autore shqiptare e njohur.

Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18-vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: