Policia spanjolle arrestoi tre të rinj shqiptarë, 35, 32 dhe 19 vjeç për një plantacion droge. Ngjarjet datojnë në shkurtin e kaluar, kur Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar e Brigadës së Policisë Gjyqësore Provinciale të Zaragozës mori informacione që tregonin se një plantacion marijuane drejtohej nga disa qytetarë të Evropës Lindore.

Pas kryerjes së hetimeve fillestare, agjentët lokalizuan fermën, e cila përbëhej nga dy ndërtesa të mëdha mbi 2000 metra të ndërtuara, të ngritura si banesa dhe verifikuan se si banonin aty disa të rinj me kombësi shqiptare.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e këtij Grupi Kërkimor ishte se njëra prej shtëpive, në pjesën e sipërme të saj, i kishte gjithmonë dyert dhe dritaret e hapura, pavarësisht nga temperaturat e ulëta tipike të stinës së dimrit.

Përveç kësaj, dikush qëndronte gjithmonë brenda si masë sigurie dhe kishin disa qen që mund të lajmëronin në rast se një person i panjohur i afrohej fermës.

Për të gjitha këto arsye, hetuesit, duke dyshuar se në parcelën e sipërpërmendur ndodhej një plantacion marijuane, kanë vazhduar me hyrjen dhe kontrollin e shtëpisë, të autorizuar më parë nga Gjykata Hetimore përkatëse.

Për shkak të dimensioneve të mëdha dhe duke pasur parasysh mundësinë që personat mund të mbanin armë zjarri, ka ndërhyrë disa grupe operacionale.

Në momentin e hyrjes në shtëpi është arrestuar një nga autorët e dyshuar, i cili është pikasu nga kontrolli në ajër, pasi ka tentuar që të arratiset nga çatia.

Pas ndërhyrjes, u sekuestruan 1896 bimë marijuhane gati për t’u mbledhur.

Po kështu, u sekuestruan rreth 60 kilogramë marijuanë e thatë, tashmë e paketuar dhe gati për shitje, e cila ndodhej brenda njërës prej shtëpive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb