Kanye West i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij Kim Kardashian nëpër mes mediave sociale pasi që muzikanti e kishte kritikuar publikisht në fillim të javës.

Kardashian para disa dite postoi një deklaratë ku adresoi shëndetin mendor të West, duke thënë se ishte përpjekur edhe për intervenim mjekësor. “Ai është person i mrekullueshëm por i komplikuar i cili përmbi presionit si artist dhe si njeri afro amerikan, i cili ka përjetuar humbjen e dhimbshme të nënës, gjithashtu duhet të përballojë edhe presionin dhe izolimin i cili keqësohet për shkak çrregullimit të tij bipolar”, shkroi ajo.

Në një seri të postimeve në Tëitter që tashmë janë shlyer, Kanye kritikoi Kardashin, si dhe e qortoi se kishte pozuar për Playboy, shkruan NME.

Sidoqoftë mbrëmë West shkroi: “Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes sime Kim ngase dola në publik me diçka që ishte çështje private. Nuk ia mbajta shpinën ashtu si ajo më mbajti mua”.

“Kimit dua t’i them se e di që të kam lënduar. Të lutem më fal. Faleminderit që gjithmonë je aty për mua”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb