“E kanë mbërthyer, lidhur pas karriges dhe i kanë vjedhur shtëpinë. Ka qenë një përvojë e tmerrshme. Hajdutët ishin profesionistë dhe e dinin fare mirë atë që po bënin. Ata kanë shenjëstruar Eshlin dhe e kanë studiuar vendin më herët”.

Ky është tregimi që sjell “The Sun” në numrin e sotëm të saj, duke iu referuar ngjarjes që ka ndodhur më 21 janar. Policia nuk ka dhënë detaje për grabitjen dhe as vlerën e bizhuterive që u grabitën. Fqinjët konfirmojnë se janë marrë në pyetje nga policia dhe se sot gjendja në zonë është e qetë.

Shtepia Eshlit
Shtepia Eshlit

Eshli Kol ishte një nga elementët kryesorë të Çelsit që u shpall kampion Europe, ndërsa më herët shkëlqeu dhe me fanelën e Arsenalit. Karriera e tij vijoi me periudha të shkurtra te Roma, Los Anxheles Galaksi dhe u mbyll te Derbi Kaunti. Kol ka veshur 107 herë fanellën e përfaqësueses së Anglisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb