Zbardhen disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti” i cili u finalizua dy ditë më parë.

Në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” me të cilën prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar masat e arrestit ndaj të akuzuarve, Hekuran Gjeli njëri prej të arrestuarve komunikon me agjentin e infiltruar nga grupi hetimor e pyet këtë të fundit për cilësinë e lëndës narkotike.

Pjesë nga përgjimet
Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.
Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K”:Jo ishte i mirë me verte ky.
Gjeli: Në përgjithsi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti!
Agjenti: Hajt.

Rezulton se shtetasi Hekuran Gjeli është drejtpërdrejtë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb