Noiva do Cordeiro, është një qytet brazilian ku jetojnë vetëm gratë. Ajo u themelua në vitin 1891 nga Maria Senorina de Lima, e cila u dëbua më pas nga fshati për tradhti bashkëshortore. Gratë e qytezës, kanë rregullat e veta, sistemin e tyre të punës dhe jetës. Sot, vetëm 600 njerëz jetojnë në të, kryesisht gra dhe vetëm disa burra.

Ato e kanë rregulluar jetën siç duan dhe ndihen rehat në botën e tyre femërore. Ato besojnë se arritën të organizojnë një jetë shumë më të mirë sesa burrat në vendin e tyre.

Disa kanë burra dhe fëmijë, megjithatë, burrat mund t’i vizitojnë gratë e tyre në Noiva do Cordeira vetëm gjatë fundjavave, ashtu si djemtë që kanë mbushur 18-vjeç.

Ky vend i pazakontë ka faqet e veta në rrjetet sociale ku shfaqen herë pas here reklama për burra. Përndryshe, vajzat thjesht nuk mund të krijojnë një familje normale. Të gjithë anëtarët e gjinisë më të fortë me të cilët komunikojnë janë të afërmit e tyre.

Krejt papritur, ato janë të interesuar vetëm për beqarët që janë gati të pranojnë rregullat e tyre femërore dhe të përshtaten me një mënyrë të re të jetës.
Çuditërisht, shumë burra iu përgjigjën ftesës për të vizituar qytetin e vetëm në botë ku ka vende vetëm për gra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: