Një tifoz 18-vjeçar i Paris Saint-Germain në Gabon ka kryer një veprim ekstrem duke vrarë shokun e tij, pasi ky i fundit e kishte ngacmuar pas fitores së thellë të Barcelonës ndaj PSG-së me rezultat 6-1, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve AFP.

Siç shkruan AFP dhe gazeta gaboneze “L’Union”, 18-vjeçari i cili ishte tifoz i çmendur i PSG-së dhe kishte qenë në gjendje totalisht të dehur kur ka kryer aktin makabër. I riu ka thënë se është ndjerë i provokuar nga shoku i tij, që e ka ngacmuar disa herë dhe ky fakt e ka shtyrë të kryejë veprimin e ekstrem duke i marrë jetën shokut të tij. Pas ngjarjes 18-vjeçari është arrestuar nga policia në Gabon dhe në rrëfimin para policëve ka zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes edhe pse duket paska e pabesueshme.

imag-730x440

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: