Tifozët e Arsenal prej kohësh ishin përgatitur të shijon më në fund titullin në Angli, ky dukej viti ideal, por gjërat ndryshuan shumë në katër javët e fundit ku “topçinjtë” nuk njohin fitore. Humbja kundër Man.City, rivalit të tyre kryesor, bëri që ky objektiv të mos jetë më në dorë të Arsenal. Si do të jetë përfundimi i këtij sezoni, londinezët pritet të jenë aktiv në merkaton e verës.

Xhaka
Xhaka

Në mënyrë surprizë, sipas Daily Mail, Arsenal ka vendosur të nxjerr në shitje Granit Xhakën. Trajneri Arteta nuk e sheh Xhakën si të paprekshëm në skemat e tij, për këtë arsye ka udhëzuar drejtuesit e klubit të dëgjojnë ofertat që vijnë për mesfushorin. Që nga 2016, Xhaka ka pasur ulje ngritjet e tij me fanellën e Arsenal ndërsa ka luajtur afro 300 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb