Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, rikthehet sërish historia e Kleo Hysit dhe Flobertës, ish-bashkëshortes së tij, për të cilën ai theu edhe dënimin me arrest shtëpie, me qëllimin për ta vrarë.

Këtë herë Floberta, në ambientet e redaksisë sonë erdhi së bashku me partnerin e saj aktual dhe shumë të vërteta të reja, të cilat më parë nuk ishin zbuluar. Siç duket, dramat në jetën e saj nuk paskan të mbaruar. Këto reagime erdhën menjëherë pas puntatës ekskluzive.

Floberta tregon se me partnerin aktual janë njohur pasi kanë qenë fqinjë me njëri-tjetrin, dhe zotëria në fjalë e ka ndihmuar për të dalë nga situatat e vështira në të cilat ajo është gjendur. Vetëm tre ditë pas publikimit të historisë së Kleo Hysit, edhe zotëria është shenjëstruar nga familja Hysi, si për pjesën e Flobertës, ashtu edhe për akuza te reja që nuk ishin komunikuar më parë. Duket se historia e tyre paska edhe më tepër ndodhi sec mendonim.

Pasi Kleo Hysi theu dënimin e tij me arrest shtëpie për të vrarë ish-bashkëshorten, Flobertën , zotëria më të cilin ajo frekuentohet, thotë se ka qenë arsyeja pse ajo është gjallë sot. Familja e Kleos ka hedhur akuza mbi zotërinë, me të cilin frekuentohet Floberta. Këto akuza arrinin deri aty ku pretendohej se zotëria në fjalë është një person i pamoralshëm, i cili ka një fëmijë me nusen e djalit të tij, akuza për ngacmime seksuale, të cilat rëndonin edhe mbi vajzën e madhe të çiftit Floberta-Kleo.

Zotëria: Të mos i dëgjoj më këto akuza, këto janë turpe dhe as që bëhet fjalë të ketë ndodhur! Unë jam gjysh disa herë, djemtë i kam të shkolluar, kanë familjet e tyre! Kleo duhet të flasë sesi i ka bërë fëmijët me Flobertën! Duhet të tregojë sesi e ka përdhunuar në sy të fëmijëve! Të tre fëmijët e saj kanë ardhur në jetë nga përdhunime! Le të flasi Kleo dhe babai i tij për burrat që i sillnin në shtëpi Flobertës! Ajo është një nënë heroinë! Ai është një kriminel! Pyeteni pse është në burg? E dini pse? Se është kriminel, bën grabitje me armë!”

Ndërkohë u përfol edhe akuza e ngacmimit seksual ndaj vajzës së madhe të Flobertës, e cila është 13-vjeçe, akuzë të cilën zotëria kategorikisht nuk e pranon e madje thotë se fëmijët e Flobertës e duan si babanë e tyre, e do të donin që edhe Kleo të ishte njësoj.

E vërteta mbi vajzën e mitur doli të ishte më e thellë se kaq, sepse pas pretendimit të familjarëve të Kleos, që “vajza ka marrë rrugën e të ëmës”, Floberta tregoi se e bija ka patur episode largimi nga shtëpia dhe e kanë gjetur në hotele uniformat e policisë, së bashku me të pretenduarin shokun e saj 20-vjecar, me të cilin thotë e ëma që janë në një njohje të zyrtarizuar nga të dyja familjet, megjithatë ajo ngulmon që asnjë nuk e ka prekur vajzën e saj 13 vjecare, e jo më që ta ketë përdhunuar partneri i saj aktual.

Floberta: Vajzën e kam të paprekur, madje e kam bërë edhe testin për ta treguar në gjykatë, dhe për njohjen jam në dijeni, ata janë shokë dhe ne e kemi bërë njohjen me vetëdije të plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb