LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Si pasojë, ka humbur jetën një person, i cili po kalonte rrugën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, pranë fshatit Konjat.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Informacion paraprak

Në datën 11.09.2017, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, mjeti tip “Toyota”, me targa AA 347 NO, me drejtues shtetasin Olsion Koçiu, 22 vjeç, banues në Berat, ka përplasur një kalimtar rreth 75 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: