Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në verë. Sulmuesi francez i ka komunikuar vendimin drejtuesve, e mbi të gjitha Presidentit Al Khelaifi. Skuadra më e përfolur për të përfituar shërbimet e yllit të njohur është Real Madrid.

I pyetur për të ardhmen, Mbappe, ka folur direkt nga grumbullimi i Kombëtares: “Nuk kam njoftuar asgjë sepse nuk ka asgjë për të njoftuar. Do të zbuloj të ardhmen time para Kampionatit Evropian”. Në realitet, situata tani duket se ka një panoramë të qartë. Me gjasë, Mbappé do të bashkohet me galaktikët e Realit.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: