LEZHË- Policia e Lezhës i ka vënë prangat një të riu ditën e djeshme, i cili akuzohet për “Përndjekje”. Sipas të dhënave zyrtare ka qenë shtetasja me iniciale Sh.Gj., e cila ka denoncuar në Komisariatin e Lezhës, se dy persona, kanë kërcënuar e dhunuar motrën e saj duke e shtrënguar me shall në fyt.
Një prej të paditurve është 20-vjeçari Endrit Jaku, i cili është arrestuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Lezhë, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb