Ambasadorja e Italisë në Australi, Francesca Tardioli, ka rënë nga ballkoni, në një banesë në qytetin e saj të lindjes Foligno.
Sipas raportimeve, ambasadorja Tardioli, 56 vjeçe, u gjet e pajetë jashtë shtëpisë së saj, pasi ra nga kati i tretë i banesës.
Ngjarja, ndërkohë po hetohet nga policia e Italisë.

“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli… Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi në Twitter ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey. “Mendimet tona janë me familjen, miqtë e saj”, shton më tej ambasadorja.

“Ajo dyshohet se humbi ekuilibrin ndërsa ishte përkulur mbi ballkonin e saj”, raportoi agjencia italiane e lajmeve AGI.
Tardioli, mbante postin e ambasadores që nga shtatori 2019 dhe zotëronte rrjedhshëm anglishten dhe frëngjishten dhe kishte njohuri të mira të gjermanishtes dhe spanjishtes.

Ajo iu bashkua Shërbimit Diplomatik Kombëtar Italian në 1991.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb