Është gjetur pa shenja jete brenda një hoteli, aktori i famshëm i serilait “Full House”, Bob Saget.
Lajmi i rëndë është konfirmuar nga familjarët e tij, të cilët shprehën lutjen për privatësi.

“Jemi të dëshpëruar të konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot, në moshën 62 vjeçare. Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij, duke performuar live dhe duke sjellë njerëz nga të gjitha sferat e jetës së bashku me të qeshura. Edhe pse ne kërkojmë privatësi në këtë moment, ju ftojmë të bashkoheni me ne për të kujtuar dashurinë dhe të qeshurën që Bob solli në botë.”

Saget ishte në Florida si pjesë e turneut të tij. Sipas datave të turneut të vendosura në llogarinë e tij në Twitter, ai performoi të shtunën në mbrëmje në Ponte Vedra Beach, Florida.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb