Një ngjarje tronditëse është shënuar në Brazil.

Mediat e huaja shkruajnë se një baba ka hedhur nga dritarja foshnjën dy muajshe pas sherrit që ka pasur me gruan. Foshnja ishte vetëm 57-ditëshe dhe ka pësuar dëme të mëdha në kokë. Ajo është dërguar në spital menjëherë pas ngjarjes, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë. Mamaja e foshnjes, e identifikuar si një 36-vjeçare ka thënë se babai i vajzës, me të cilën ishte ndarë, kishte ardhur për festën e dy mujorit të foshnjës kur kreu aktin ekstrem.

Gjyshja e viktimës i tha policisë kur vajza e saj ishte shtatzënë, partneri e kishte goditur me grusht në bark dhe dyshja shpesh debatonin me njëri-tjetrin.Babai u arrestua dhe përballet me akuzën e vrasjes së rëndë. Ai fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orëve në arrati është vetëdorëzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb