Një ngjarje e rëndë është shënuar në Florida të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, të paktën 12 persona, mes tyre 9 fëmijë, janë plagosur pasi çatia e shkollës u shemb në mënyrë të papritur.

Incidenti ka ndodhur në shkollën e Mesme James S Rickards, në Oakland Park. Raportohet se policia është njoftuar nga drejtori i shkollës, i cili dëgjoi dy goditje të forta, e zbuloi incidentin e ndodhur.

Dyshohet, se shembja e çatisë është shkaktuar nga një rrjedhje uji. Fatmirësisht nga shembja nuk pati viktima, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb