Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Japoni. Sipas mediave vendase, një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë në Oska, duke shkaktuar të paktën 27 të vdekur.

Sipas raportimeve zjarri ra në një klinikë mjekësore në katin e katërt. Faqja e internetit e klinikës thotë se ofron trajtime psikosomatike dhe psikiatrike.

Ka qenë një burrë, ai që ka ndezur zjarrin në pallatin në Kita Ward. Nga kati i katërt i pallatit, sipas zjarrfikësve janë nxjerrë 17 burra dhe 10 gra, të gjithë pa shenja jete.

“Një grua bërtiste nga dritarja në katin e gjashtë dhe kërkonte ndihmë”, tha një dëshmitar.

“Pashë tym që dilte nga ndërtesa dhe kishte shumë zjarrfikëse dhe ambulanca. Njerëzit po shpëtoheshin nga një zjarrfikës me shkallë. Në një moment, pati një ndërprerje të energjisë elektrike në zonën përreth”, tha një person tjetër.

Rreth 70 zjarrfikëse dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb