KAMEZ- Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kamëz pasi u asfiksua brenda pusit.

Policia e Tiranës thotë se u njoftuan përmes një telefonate, se në rrugën e “Varrezave” një person kishte vdekur në pus. Viktima është 55-vjeçari me inicialet V.P.

Sipas verifikimeve paraprake, rezulton se 55-vjeçari humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Familjarët e tij thonë se burri kishte hyrë në pus për ta pastruar, por më pas nuk ishte mbushur dot me ajër.

Sakaq, grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb