Një e moshuar në qytetin e Korçës ka ndërruar jetë tragjikisht mesditën e sotme pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj.

Raportohet se 68-vjeçarja me iniciale J. N. është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj në lagjen nr. 1 të Korçës rreth orës 15:20.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: