Një i ri ka mbetur i vrarë pas një sulmi me thikë. Ngjarja ndodhi në Prizren.

Ai ka qenë duke lëvizur me një motoçikletë, kur një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe e kanë sulmuar me thikë. Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, shkruan RTK.

“Policia ka marrë informatë për një sulm rreth orës 14 e 30 nga disa persona të dyshimtë. Policia ka kontaktuar me një dëshmitar që ka qenë bashkë me viktimën”. Dy të dyshuarit janë ndaluar, ndërsa aktualisht policia është duke kontrolluar shtëpitë e tyre. I riu që vdiq është nga qyteti i Prizrenit, i lindur më 1997.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: