Katër persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm në Rockford, Illinois.

Sulmi brutal me thikë ndodhi në një nga lagjet e Ilinois në SHBA.

Shefja e policisë së Rockford, Carla Redd ka publikuar bilancin tragjik të ngjarjes, ku tha se katër persona humbën jetën, një person u plagos rëndë dhe katër persona të tjerë u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Personat të cilët humbën jetën ishin një e mitur 15-vjeçare, një 63-vjeçare, një 49-vjeçar dhe një i ri 22-vjeçar.

Personi i dyshuar si autori i ngjarjes është një 22-vjeçar, i cili është ndaluar dhe po merret në pyetje nga autoritetet.
Megjithatë rrethanat që e çuan të riun të ndërmarrë një sulm të tillë janë ende të paqarta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: