Një ngjarje tronditëse është shënuar në Stamboll të Turqisë. Kamerat e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin, kur një grua në lagjen “Gaziosanpasa” ka hedhur në kosh plehrash fëmijën e porsalindur.

Foshnja është zbuluar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë nxjerrë atë nga koshi i mbeturinave dhe e kanë dërguar në spital.

Nëna e saj, ka arritur të identifikohet nga policia dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje, shkruajnë mediat turke.

Këto të fundit kanë zbardhur dhe dëshminë e vajzës në polici.

“Kisha frikë nga babai, ai nuk e dinte. Ja pse e bëra një gjë të tillë”, ka deklaruar vajza, e cila është liruar më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: