Në orët e para të mëngjesit të 27 majit 2026, në një banesë në Rrugën e Dibrës në Tiranë, është gjetur pa shenja jete 42 -jeçari Albert Gadica, punonjës i Gardës së Republikës.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja është konstatuar rreth orës 07:05 të mëngjesit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje kryer me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se viktima është gjetur në banesën e tij
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet apo rrethanat që çuan në ngjarje.
