Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, në 34 vjetorin e ekzekutimit të poetin Havzi Nela, thotë se është e rëndësishme të reflektojmë mbi vlerat e munguara të shoqërisë dhe politikës tonë, “që ende pas 30 vitesh nuk ka qenë e aftë të marrë përgjegjësitë e së shkuarës për të ndërtuar të ardhmen mbi themele të sigurta”.

“34 vite më parë, në grahmat e fundit regjimi komunist vrau poetin e lirisë Havzi Nela.

Historia e gjatë dhe e dhimbshme e diktaturës komuniste në Shqipëri, në ditët e fundit të saj nuk kurseu jetën e mësuesit patriot dhe njeriut të letrave, duke e dënuar me varje në litar. Është për të ardhur keq, që sot, pak më shumë se tri dekada nga vrasja e Havzi Nelës, ëndërrat dhe sakrifica e tij janë ende prezent në zhvillimet shqiptare.

Ende sot mbeturina të regjimit dhe nostalgjikë të dëshpëruar përpiqen të risjellin copëza të asaj diktature që shkatërroi Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve për më shumë se gjysëm shekulli.

Në përvjetorin e vrasjes së poetit me shpirtin e lirë, është e rëndësishme të reflektojmë mbi vlerat e munguara të shoqërisë dhe politikës tonë, që ende pas 30 vitesh nuk ka qenë e aftë të marrë përgjegjësitë e së shkuarës për të ndërtuar të ardhmen mbi themele të sigurta.

Kjo mbetet ende një sfidë për të cilën përgjegjësia nuk duhet të mungojë kurrë”, shkruan ai në një postim të bërë në Facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: