Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Albin Kurti tha se ka një qasje dinamike me qeverinë e re kosovare.

ë krah të Kurtit ai tha se është optimist dhe se e sheh gotën gjysmë plot sa i takon marrëveshjeve të firmosura sot me palën kosovare.

“Me Albinin dhe qeverinë aktuale kemi pasur një qasje dinamike dhe faktikisht jemi fokusuar po të shihni marrëveshjen e sotme, te një numër marrëveshjesh që jo vetëm janë korrekte. E kemi firmosur sot marrëveshjen për hekurudhën, por e kemi vënë në buxhet. Kemi folu sa herë pët të lehtësuar qarkullimin në kufi dhe jemi prapësuar për disa arsye. Mes ministrave të brendshëm të qeverisë së Kosovës dhe të qeverisë tonë, është gjetur një zgjidhje e re. Sot kemi një sekretariat, ndërkohë koordinatorin e këtij sekretariati e kemi në punë qysh prej takimit që bënim në Prishtinë. Është një rast konkret dhe domethënës i një individi, figure që gëzon respekt nga të dy palët. Duhet të jemi pak më vlerësues siç jemi dhe vetë kritik për shkak të së shkuarës që mund të mos ketë funksionuar siç duhet. Puna juaj e do që të shihni gjysmën bosh, por unë e shoh gjysmën plotë. Nga gjysma plot pihet ujë.”, tha ai.

Kurti ndërkohë, pohoi se është optimist për këtë vit dhe për implementimin e marrëveshjeve.

“Edhe pararendësit e mi kanë qenë të kënaqur me mbledhjet që janë mbajtur. Nuk dyshoj në qëllimet e mia. Janë evidente se ka pasur mbledhje. Vështirësitë nga entuziazmojnë dhe na e shtojnë zellin për të punuar. Kjo është thirrje për të punuar më shumë dhe jo për t’u deprimuar. Kjo mbledhje është e shtata, por në të njëjtën kohë është mbështetja me një koordinator të sekretariat të përbashkët, i cili për shkak të punës, besoj se nuk do të konsiderohet fajtori, por meritori për zbatimin me kohë të dakordësive tona. Do kërkoj nga stafi im që të jetë më aktiv, edhe në fushën virtuale publike. Sidomos në punën praktike reale, publike. Meqë për të gjithë ne ka shumë detyra për realizmin e marrëveshjeve. Jam optimist se çfarë po bëj këtë vit. Do kemi kritika për punë, por jo pesimizëm për dështime të cilat nuk do t’i lejoj.”, tha Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: