Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Afganistan, ku një granatë ka shpërthyer dhe u ka marrë jetën katër vogëlushëve dhe ka plagosur tre të tjerë.

Policia vendase ka njoftuar se bëhet fjalë për një granatë të pashpërthyer, të cilën nxënësit e kishin gjetur dhe e kishin sjellë në shkollë.

Ndërsa po luanin me bashkëmoshatarët, granata ka shpërthyer duke shkaktuar kështu tragjedinë.

Incidenti ndodhi në provincën Helmand ndërsa të miturit ishin të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb