Lionel Messi nuk po kalon një moment të mirë. Edhe pse PSG fitoi ndaj Real Madrid, paraqitja e tij la për të dëshiruar. Por ajo që është më e keqja, në kampionat po bën akoma më keq.

Mjafton të shikojmë humbjen e fundit në fushën e Nante, ku sulmuesi argjentinas ishte hija e vetvetes. Edhe kur PSG iu dha penallti, ai nga frika e dëshimit, ia la ta gjuante Neymar, që gjithashtu e humbi.

Messi ka shënuar vetëm 2 gola këtë sezon në Ligue 1. Shumë pak për një kampion si ai, kur fitonte “Këpucën e Artë” në Evropë disa herë. Ai shënon më pak se një pjesë e mirë e mbrojtësve në ligat kryesore evropiane.

Messi

Mjafton të shohim pasqyrën e mësipërme, kur Thiago Silva, Kimich, Fred, Bonucci dhe Hakimi kanë realizuar nga 3 gola këtë sezon, ndërsa akoma më mirë kanë bërë de Jong dhe Fabinho, me nga 4 gola secili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb