Sergio Aguero mund të marrë pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në Katar, në program nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. Sulmuesi argjentinas u detyrua të tërhiqej nga futbolli i luajtur si pasojë e aritmisë kardiake, por Aguero mund të bëhet pjesë e stafit të përfaqësueses argjentinase.

Ka qenë vetë ish sulmuesi i Man.City dhe Barcelona që e ka konfirmuar një opsion të tillë: “Kam folur me Scaloni, kam folur edhe me presidentin e Federatës.

Jemi duke diskutuar, kemi lënë dhe një takim. Ideja është që të shohim nëse ekziston mundësia që të bëhem pjesë e stafit teknik. Dua të marr pjesë në Botëror, nëse do të shkoj në Katar, do të qëndrojë me djemtë, do të ndjek stërvitjet e tyre”, theksoi ndër të tjera Aguero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb