Dje u raportua se Johnny Depp po punonte për një marrëveshje prej 301 milionë dollarësh për t’u rikthyer në ekskluzivitetin e filmit ‘Pirates of the Caribbean’. “Disney është shumë i interesuar të rregullojë marrëdhënien e tyre me Johnny Depp”, -tha një burim për ‘PopTopic’ afër katër vjet pasi aktori u nda nga Disney. “Ata kanë shumë shpresë se Johnny do t’i falë ata dhe do të kthehet si personazhi i tij ikonë.”

Por përpara se fansat e Depp të emocionohen shumë, një përfaqësues i aktorit i tha NBC News: “Kjo është e sajuar“.Depp luajti kapitenin Jack Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 ‘Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales’.

Në maj, producenti i ‘Pirates of the Caribbean’, Jerry Bruckheimer, i cili tani është duke punuar në dy filma të tjerë, u pyet nëse Depp do të kthehej për projektet e ardhshme. “Jo në këtë pikë,” -tha ai për ‘The Sunday Times’. “E ardhmja ende nuk është vendosur”.

Komentet u bënë kur Depp ishte në mes të gjyqit të tij për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard. Gjatë gjyqit, Depp tha se nuk ka interes të kthehet më.

Në një moment, avokati i Heard, Ben Rottenborn e pyeti aktorin: “Fakti është, zoti Depp, nëse Disney do të vinte tek ju me 300 milionë dollarë, asgjë në këtë tokë nuk do t’ju shtynte të ktheheshit dhe të punonit me Disney në një tjetër? E saktë?”

Depp u përgjigj: “Kjo është e vërtetë, zoti Rottenborn.”

Gjykata e Virxhinias më vonë vendosi se Heard ishte përgjegjës për shpifjet ndaj Depp.Juria i dha Depp-it 15 milionë dollarë si dëmshpërblim. Gjykatësja e Gjykatës së Qarkut Fairfax, Penney Azcarate, më vonë e zvogëloi dëmin ndëshkues me 350,000 dollarë, duke e bërë dëmin e tij total më pak se 10.4 milionë dollarë. Sa i përket kundërpadisë së Heard, juria i dha aktores 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Depp do të bashkohet me shokët e tij të grupit të ‘Hollywood Vampires’ – ikonat e rock klasik Alice Cooper, Joe Perry dhe Tommy Henriksen – për një turne botëror vitin e ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: