Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin në Spanjë, pasi një 24-vjeçar ka therur me thikë një mjek logoped.

Autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë me duart ende me gjak nga krimi që kishte kryer, ku ka rrëfyer edhe arsyen e rëndë që e ka shtyrë të ndërmerrte veprimin ekstrem.

24-vjeçari ka sqaruar se viktima ishte mjeku që duhet të ndihmonte djalin e tij 2-vjeçar me të folurin, por ai akuzon mjekun se në vend që të ishte profesionist dhe ta ndihmonte birin e tij, ka abuzuar seksualisht me të.

Sipas gazetës Levante, sapo hyri në klinikën e doktorit, e gjeti djalin e tij me pantallona të ulura dhe pa pelenë, për të cilën babai dyshohet se i kërkoi shpjegime terapistit të të folurit dhe përfundoi duke e therur për vdekje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb