SHIJAK

Një 65-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shijak. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, ku shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për shkak të goditjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: