Java e ardhshme parashikohet të jetë java e Milan. Mes të martës dhe të mërkurës është parashikuar rinovimi i kontratës me dyshen drejtuese Maldini-Massara, të dy në skadencë të kontratës pas 30 qershorit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka optimizëm pasi si Maldini dhe Massara, pavarësisht se nuk kanë rinovuar ende, vijojnë punën pa ndërprerje për të projektuar Milanin e ri. Transferimi i parë zyrtar pritet të jetë Origi, i cili vjen falas nga Liverpool.

Maldini
Maldini

Për Botman dhe Sanchez, ndryshe nga se parashikohej në fillim, nuk është asgjë e sigurt, për këtë arsye Maldini po mendon edhe për alternativa të tjera: Douglas Luis për mesfushën dhe Malick Thiaw ose Maxime Esteve për mbrojtjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: