TIRANE – Arilena Ara e ndien gjithmonë mungesën e babait, që nuk jeton më por sot në ditëlindjen e tij, këngëtarja ka shumë mall për të.

Edhe pse nuk mundet dot fizikisht ta urojë dhe ta përqafojë të atin, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë, ajo nuk i ka kursyer fjalët në një dedikim prekës për të.

“Edhe njëherë të më përqafojë babi. Gëzuar ditëlindjen në parajsë”, shkruan ajo në videon që ka postuar në instagram, e që nëse e shihni me vëmendje deri në fund, me siguri lotët nuk do t’i kurseni.

Duket që si çdo vajzë tjetër, edhe ajo i është gëzuar një raporti të ngushtë me të atin, i cili e ka shoqëruar Arilenën në çdo pikë të rrugëtimit të saj drejt muzikës, famës. Ka qenë aty për ta përqafuar dhe uruar pas çdo performance dhe këngëtarja e njohur nuk mund ta fshehë krenarinë për të atin.

Edhe njehere t’me perqafoje, babi.. Gezuar ditelindjen ne parajse!

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: