Këtë të premte në Tv Klan u transmetua nata e parë e “Yjeve në Butrint”, e organizuar nga Timo Flloko dhe Vera Grabocka, ku atmosfera e arti i mirë shkrinë këtë verë edhe gurët e Butrintit. Pjesë e këtij eventi madhështor kanë qenë edhe yje të njohur, të cilët kanë dhuruar e kanë ndarë së bashku shumë emocione.

E ftuar për të performuar ka qenë edhe këngëtarja e njohur, Arilena Ara, e cila në fund të interpretimit u shpreh se që në moshën 13-vjeçare ëndërronte të kishte një poezi ose tekst nga Timo Flloko. Ëndrrën ia bëri realitet bashkëshortja e tij, Vera Grabocka, përmes një telefonate.

“Dua të marrë një minutë kohë për të thënë një gjë shumë të shkurtër. Kam qenë vetëm 13 vjeç në fakt, kur ëndërroja të kisha një poezi, një tekst nga Timo dhe i dërgoja çdo ditë mesazhe, çdo ditë. Romane mesazhet e mia, në tentativë për të fituar zemrën e tij. Asnjëherë nuk merrja përgjigje. Në fakt bëra një gjë shumë të zgjuar, futa dhe një mik shumë interesant. Të gjithë e dinë për kë po flas, sigurisht për Verën. Një telefonat Vera dhe erdhi teksti direkt (duke qeshur). Jo sonte pa qëllim jam këtu, këndova dy perla dashurie nga Timo Flloko. Faleminderit!” – përfundon Arilena Ara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: