SPANJE

Në Spanjë vaksina anticovid nuk është e detyrueshme, por të dhënat e atyre që vendosin të mos e bëjnë këtë do të futen në një “regjistër” i cili më pas do të shpërndahet me vendet e tjera të BE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur nga ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, i cili siguroi që në çdo rast dokumenti “nuk do të jetë publik” dhe do të përpilohet “në respekt të plotë të privatësisë”.

Në një intervistë me La Sexta,Salvador Illa përsëriti se vaksinimi kundër koronavirusit të ri, i cili filloi dje në Spanjë, si në shumë vende të tjera të BE-së, nuk do të jetë i detyrueshëm.

Më tej ai shtoi se lidhur me ata që nuk do të duan të vaksinohen, ata do të kenë një regjistër. “Ajo që ne do të bëjmë është një regjistër, i cili, përveç kësaj, do të njoftohet në vendet e tjera të Evropës”, vazhdoi ai.

“Ky nuk do të jetë një dokument që do të bëhet publik,” siguroi ministri spanjoll i Shëndetësisë, duke theksuar se regjistri do të krijohej me respektin më të madh për mbrojtjen e të dhënave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: