Kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se sot Shqipëria nuk fitoi për të majtën, por për të drejtën.

Rama theksoi se PS do të nisë një punë për të transformuar partinë, me qëllim që në të dhe në administratë të rekrutohen njerëz të ditur dhe të mençur.

Kjo parti nga nesër do të flasë me vepra dhe jo me fjalë me njerëzit që sot i dhanë largpamësi ndjenjës kombëtare mbi pabesinë. Kush shkel ligjet për fushatat, do të përgjigjet një më një. Kush shkel ligjin, do të përgjigjet. Asnjë grua apo vajzë nuk do largohet nga puna të mandatit që iu skadon sot. Asnjë revansh i natyrës politike nuk do lejohet në administratë.

Nuk do ketë më njerëz që janë aty për shkak të lidhjeve të gjakut apo farefisnore. Gjithçka do të zhvillohet në transparencë. Shqipëria fitoi sot jo për të majtën, por për të drejtën. Ne duhet të reflektojmë menjëherë mbi nevojën urgjente të një përqafimi ndaj vlerave dhe meritat. Është koha për politikë të re dhe një hapje të re të PS. Do i hapen rrugët të diturve dhe të mençurve për të bërë këtë vend”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb