Napoli mund të shpallet matematikisht kampion në Serie A sonte, nëse merr një pikë ndaj Udineses në Dacia Arena. Ish-trajneri i Shqipërisë dhe ish-tekniku i napoletanëve, ka folur për ekipin e Lucciano Spalletit, duke vendosur theksin te fakti se rruga e suksesit për skuadrën është e shtruar prej vitesh.

“Kanë kaluar 18 vite. Ky Napoli ka filluar me një friulan dhe është e drejtë që të mbyllet në Friuli. Nuk duhet ta them, por shpresoj që të mund të festoj edhe unë sonte.

“Nuk e prisja një Napoli të tillë, por klubi ka punuar shumë mirë, Xhiuntoli është treguar shumë i aftë. Ai largoi lojtarë të rëndësishëm, dukej sikur ishte mbyllur historia e klubit në Serinë A, por ndërhyrjet në merkato janë bërë me shumë aftësi. Dhe pastaj aftësia e Spaletit ka bërë çdo gjë tjetër, duke krijuar një histori të jashtëzakonshme. Është një skuadër e cila ka luajtur mirë gjatë gjithë kampionatit. Kishte vetëm një rënie fizikisht por është e kuptueshme. Në përgjithësi, është një skuadër gjithmonë në rritje.

Kujtimi më i bukur ka qenë gjithmonë ai i ngjitjes në Serinë A. Festa deri natën vonë ishe shumë e bukur. Shpresoj që të përsëritet edhe sonte një festë si ajo, dhe shpresoj me të vërtetë që të ndodhë sot”, tha Reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: