Rikthimi i C.Ronaldo në Madrid ishte thjeshtë një thashethem, një hipotezë që nuk mori kurrë një trajtë serioze, kjo për disa arsye. Real Madrid në fund të sezonit mund të ketë në dispozicion sulmuesin e momentin, Erling Haaland, për të cilin mediat spanjolle shkruajnë se Perez ka gati shumën që duhet për t’ia rrëmbyer B.Dortmund, afro 150 milion euro. Afrimi i Haaland tek Reali pritet të ketë një efekt domino, i pari që mund të sakrifikohet është pikërisht Karim Benzema.

Karim Benzema Hd Wallpapers (1)
Karim Benzema Hd Wallpapers (1)

Francezi pritet të largohet në fund të këtij sezoni dhe Juventus po studion mundësinë për ta transferuar në Torino. Në këto kushte, “Zonja e Vjetër” do të kthej Alvaro Morata tek Atletico Madrid, nuk kanë ndërmend të paguajnë 45 milion euro për blerë përfundimisht kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb