Ashtu si me tranferimin e Lionel Messit tek PSG, efekti i kthimit të Cristiano Ronaldo-s te Manchester United duket se ka qenë i menjëhershëm.

Klubi ka fituar më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram ndërkohë që aksionet e Djajve të Kuq janë rritur ndjeshëm.

Wayne Rooney Cristiano Ronaldo Manchester United

Sipas mediave të huaja duket se po studiohet një plan komercial që mund t’i çojë në arkat e klubit më shumë se 1 miliard euro.

Teksa të gjithë po presin se kur do të dalë në fushë Ronaldo, është konfirmuar edhe data e debutimit të portugezit me United: kundër Neëcastle në Premier League 11 shtatorin e ardhshëm dhe kundër Young Boys në Champions League tri ditë më mbrapa.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb