EGJIPT-Një grua egjiptiane, 20 vjeçare, ka vdekur të mërkurën nga virusi i shpendëve, vdekje e cila është e nënta në Egjipt nga gjithsej 18 raste të identifikuara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Hossam Abdel Ghaffar, ka njoftuar se gruaja kishte ardhur në spital nga krahina jugore Assiut.
Pacientja, është shtruar të dielën në spital pasi kishte probleme të mëdha me frymëmarrjen, ndërsa po në spital ka ndërruar jetë.

Nga nëntë pacientë të tjerë që janë të identifikuar, dy sipas tij, ende janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga viti 2003 e deri më 2 tetor të këtij viti, në 16 shtete të ndryshme janë identifikuar 668 persona me virusin H5N1.
Sipas OBSH 393 persona kanë humbur jetën nga virusi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: