Axel Witsel, futbollisti i Atletico Madrid doli në konferencë para ndeshjes me Dortmund. Witsel u shpreh se pavarësisht se Los Colchoneros kanë fituar 2-1 në aktin e parë, kualifikimi do jetë mjaft i vështirë në Champions.

“Signal Iduna Park është i ngjashëm me stadiumin tonë. Atmosfera është shumë e ngrohtë, si në shtëpi, por ne e dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne duhet të luajmë me të njëjtën intensitet siç luajmë në shtëpi, gjithçka vendoset nesër. Në këtë fazë nuk është e lehtë, duhet ta fillojmë ndeshjen fuqishëm. 15 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb