Fitore e merituar. Kështu e cilëson Paulo Maldini, drejtori sportiv i Milanit, titullin e fituar të Scudetos sot. Në një intervistë për Sky Sport, Maldini thotë se ky ekip ka nisur të ndërtohet në vitin 2019 dhe tashmë këtë arritje e shikon si pikënisje për Europën.

“Një fitore e merituar, e kam fituar gjithmonë si lojtar dhe trajner me pasion për Milanin. Ndërtimi i këtij ekipi filloi në vitin 2019 kur thirra disa lojtarë, Boban dhe Massara. Këtë vit nisa menjëherë me idenë për të fituar Scudetton, ose të paktën duke u përpjekur.

 

Ndonjëherë mundësitë nuk kthehen më dhe ju duhet të dini se si t’i shfrytëzoni ato. Tani jemi këtu për të shijuar titullin. Ky është një ekip i nënvlerësuar. Kjo duhet të jetë një pikënisje për të konkurruar në Evropë” -tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: