Finalja e Conference League, e cila do të zhvillohet në Tiranë, më 25 maj, por dhe futbollistët kuqezi të shpërndarë kudo në kampionët më të rëndësishme në Evropë, ka bërë që mediat e huaja të flasin gjithnjë e më shumë për Shqipërinë.

Sokol Haxhia, menaxheri i njohur shqiptar, i cili prej vitesh punon në Itali, është një personazh i cili i ka përjetuar të dy periudhat, kohën kur futbollistit kuqezi luanin me “pikatore” në Evropë, madje ishte ai cili “gatoi” disa nga transferimet më të bujshme, duke pasur nën patronazh lojtarë si Bogdani, Klodjan Duro, Sadiku e shumë të tjerë, mbi 70 transferimeve për një vlerë prej 60 milionë euro.

I ftuar në News24 në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, Sokol Haxhia, menaxheri që i solli Shqipërisë trajnerin Gianni De Biasi, foli fillimisht për këtë të fundit, a ekziston mundësia për një rikthim të De Basit?

Haxhia u ndal më pas te lojtarët e shumtë shqiptarë që aktivizohen në Serie A, nga Asllani te Bajrami zbuloi disa detaje të interesante. Haxhia preku dhe lojtarët e tjerë si Broja ndërsa shprehu dhe mendimin e tij në lidhje me grupin që Edy Reja ka në dispozicion. Në intervistën e tij, Haxhia zbuloi dhe projektin e tij të ri, dëshirën për të dhënë kontributin e tij në futbollin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb