News 24 dhe BalkanWeb publikojnë videon ekskluzive të aksidentit së pasdites së sotme me dy viktima. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se nga pamjet filmike, aksidenti është shkaktuar nga Golf-i i cili në tentativë për t’u kthyer në një rrugë dytësore, i preu rrugën automjetit ‘Volkswagen New Beatle’ i cili përplasi më pas dy kalimtarët, Erion Ballën dhe Hidajete Salliun.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se automjeti tip ‘Golf 4’ sapo do kthehej në rrugë dytësore kur nga mbrapa po vinte automjeti tip ‘‘Volkswagen New Beatle”.

Golf-i i preu rrugën automjetit tjetër duke i prishur ekulibrin. Nga pamjet duket se si automjeti tjetër del nga rruga dhe më pas përplas këmbësorët për vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb