Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur “Bishti i Zhurit”.

“Balkanweb” mëson se një makinë tip “Benz Mercedes” me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin, teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Nga pamjet duket automjeti që ka përfunduar poshtë makinës së tonazhit të rëndë.

Policia në njoftimin paraprake bëri më dije se dyshohej se bëhet fjalë për një viktimë., bëhet fjalë 27-vjeçarin Festim Meçe.

DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb