TIRANË- Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tek zona e ”Xhamllikut” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhanfize Keko’. Prej një parakalimi të gabuar dhe shpejtësisë së lartë ndërroi jetë 36- vjeçari Erion Balla dhe një grua, Hidajete Salliu, 72 vjeçe .
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se dy kalimtarët janë përfshirë në aksidentin mes dy makinave, të cilat janë përplasur në rrugën ‘Xhanfize Keko’.
Po ashtu janë plagosur edhe dy shoferët e makinave, Edmond Murati dhe Eljon Lazri, ky i fundit i shtruar në spital prej lëndimeve të mara.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit me dy viktima pasditen e sotme në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb