TIRANË

Eksperti ligjor dhe banor i Unazës së re Artan Manushaqe ka folur sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në Neës24 për protestën e banorëve dhe vendimin e qeverisë. Ai tha se duhet të respektohet ligji dhe se banorët nuk janë kundër rrugës por kërkojnë shpronësim.

“Në zonën e Unazës së Re ka tre kategori, me hipotekë, me leje legalizimi që quhet titull pronësie dhe banesa në proces legalizimi.
Edhe ai që është në proces dhe ai që nuk është në proces quhet i ligjshëm sipas konventës evropiane të të drejtave të njeriut dhe sipas precedentit të vitit 2004. Çdo pronë që ndërtohet, edhe ajo pa leje quhet pronë në konceptin e së drejtës. Ne kemi ligjin, të respektojmë ligjin. Banorët kërkojnë shpronësim të drejtë edhe pse ka shumë dyshime për projektin. Mbikalimi që është bërë tek ‘Pallati me Shigjeta’ ka devijim të projektit dhe ky projekt është bërë në drejtim të kësaj qeverie, pra në një krah është zgjeruar më pak, në një krah më shumë.
ARRSH kanë vajtur natën dhe i kanë vënë një kryq, dikujt i kanë thënë do t’i legalizojmë, dikujt i kanë thënë do dalësh nga shtëpia për 10 ditë. I kanë tmerruar njerëzit.
Sipas ligjit të vitit 2014 që bëri kjo qeveri për konsultimin publik as është informuar njeri e as është pyetur njeri.”, deklaroi Manushaqe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb